Gjykata Themelore në Ferizaj- Dega në Kaçanik, ka dhënë detaje rreth përfshirjes së objektit të gjykatës së Kaçanikut nga zjarri mëngjesin e sotëm.
Sipas gjykatës, nuk ka pasoja në njerëz, por në materiale që kanë qenë në gjykatë.
“Ju informojmë se sot më 13 mars 2024, rreth orës 04:00 të mëngjesit, zjarri ka kapluar një pjesë e dy zyrave të katit të II-të të objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik. Ekipi i zjarrfikësve dhe policia kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes me çka është lokalizuar zjarri, janë ndërmarrë masat e nevojshme dhe zjarri është shuar si dhe kanë zhvilluar procedurat dhe marrjen e provave. Si pasojë e zjarrit ka pas dëme materiale, por jo pasoja me njerëz”, bënë të ditur gjykata.
Gjykata bënë të ditur se zjarri dyshohet se është vënë qëllimshëm nga disa persona të panjohur deri më tani, raporton Arbresh.info.
“Sipas të dhënave të organeve kompetente dyshohet për zjarrvënie nga persona të panjohur deri më tani”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
LEXO EDHE
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...