Sot u nënshkrua memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Institutit për Bashkëpunim Ndërkombëtarë të Bashkësisë së Shkollave të Larta Popullore Gjermane (DVV International).
Memorandumi, që në emër të MKRS-së nënshkroi Kujtim Gashi, ndërkaq për DVV International nënshkroi Ramadan Alija, Drejtor Ekzekutiv i zyrës së DVV-së në Kosovë, parasheh rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve, thuhet në njoftimin e MKRS-së. Konkretisht, fuqizimi i rinisë, përgatitja e të rinjve për treg pune, nxitja e pjesëmarrjes së të rinjve në të mësuar përmes edukimit jo-formal, mbështetja e vizitave studimore dhe shkëmbimi i përvojave, fuqizimi i rrjeteve dhe qendrave rinore në Republikën e Kosovës janë ndër objektivat dhe aktivitetet që pritet të realizohen përmes këtij dokumenti që do të vlejë deri në fund të vitit 2021.
Me rastin e nënshkrimit ministri Gashi theksoi se përmes këtij dokumenti po hapim rrugën për intensifikimin e aktiviteteve për të rinjtë në Kosovë duke marrë edhe nga përvoja gjermane.
Ndërkaq, përfaqësuesi i DVV International, Ramadan Alija tha se dokumenti që kanë nënshkruar ka zyrtarizuar një bashkëpunim në dobi të të rinjve. /Lajmi.net/
Çmimi i arit arrin rekord të ri pasi Trump kërcënon Evropën ...
MPB mirëpret aksionin policor për leje armësh: Nuk do të tol...
Marc Guehi zyrtarisht lojtari më i ri i Manchester Cityt
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos