Grupi i fëmijëve ‘Respect Our Rights’ (ROR) me mbështetje të organizatave jo-qeveritare Save the Children në Kosovë dhe Syri i Vizionit me financim nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar- SIDA, e organizoi dje, me datë 26 gusht 2021 nga ora 10:00 deri në orën 17:00 kampin ekologjik ‘Mendo për një tokë më të mirë për fëmijët’, transmeton arbresh.info.
Ky kamp kishtë për qëllim që të iu ofroj mundësi vendimmarrësve për të dëgjuar idetë, vizionet dhe shqetësimet e fëmijëve sa i përket mjedisit ku ata jetojnë.
Gjatë muajit qershor, Grupi ROR ka mbajtur sesionet virtuale “Mendo për Tokën” në të cilat kanë marrë pjesë dhjetëra fëmijë nga të gjitha komunat e Kosovës. Nga këto sesione kanë rezultuar shqetësime, konkluzione dhe rekomandime të cilat do të adresohen gjate kampit tek institucionet relevante përfshirë edhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Temat të cilat u shtjelluan gjatë kësaj dite nga grupet e fëmijëve janë: Riciklimi, energjia e ripërtëritshme, edukimi mjedisor në shkolla, si dhe ndotja e ujit dhe ajrit në Kosovë.
Po ashtu, fëmijët do të kenë mundësinë të mësojnë dhe shkëmbejnë përvoja të shumta për promovimin e të drejtave të fëmijës ashtu siç përcaktohet në Konventën për të Drejta të Fëmijës.
Pjesëmarrës në këtë kamp ishin Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MPHI), Sejnur Veshall, Zv. Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS), Arineta Mula, Alpiniste si dhe përfaqësuesit e fëmijëve nga grupi i fëmijëve ‘Respect Our Rights’ dhe përfaqësues të organizatave Save the Children dhe Syri i Vizionit.
Fëmijët patën mundësi të diskutojnë, të shkëmbejnë ide dhe ofrojnë sygjerime përfaqësuesit e institucioneve shtetërore të cilët ishin pjesëmarrës në këtë ngjarje, për zgjerimin e ndërgjegjësimit të publikut, inicimin dhe implementin e politikave të mjedisit. Këto ide u mirëpritën dhe u vlerësuan si nga Aliu ashtu edhe nga Veshall.
Aliu inkurajoi fëmijët të vazhdonin avokimin e tyre grupor për mjedisin dhe për avancimin e praktikave të mira për riciklim.
Save the Children në Kosovë ka prani në Kosovë prej vitit 1997, dhe punon për të siguruar të drejtat për të gjithë fëmijët në Kosovë përmes misionit të saj. Ne mbështesim grupet e fëmijëve në nivel lokal dhe qendror duke i ngritur kapacitetet e tyre për të monitoruar Konventen për të Drejta të Fëmijës duke avokuar së bashku me fëmijët për një financim më të mirë të shërbimeve dhe respektim të të drejtave të tyre, nder to edhe të drejtën për të jetuar në një ambient të shëndetshëm.

Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...