Nga aksidenti që u shkaktua sot në autostradën “Arbën Xhafer” i lënduar ka mbetur punëtori i kompanisë që mirëmban autostradën.
Në një prononcim për Arbresh.info, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:10 ndërsa i lënduar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Në ora 15:10, në autostradën ,,A.Xhaferi”, diku në km e 11 nga fshati Babush në drejtim të Lipianit, ka ndodh një aksident trafiku. Të përfshirë janë një automjet i KFOR-it dhe një këmbësor (punëtor i kompanisë që mirëmban autostradën). Lëndime ka pësuar këmbësori i cili është dërguar në QKUK. Policia dhe KFOR-i po e shikojnë, trajtojnë vendngjarjen”, ka thënë Krasniqi, për Arbresh.info.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...