Zyra Ligjore e Zyrës së Kryeministrit, në bashkëpunim me International Finance Corporation (IFC), pjesë e grupit të Bankës Botërore, në kuadër të Projektit “Klima e Investimeve në Kosovë II” e financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim, në një konferencë të organizuar sot, bënë lansimin e versionit të përditësuar të Regjistrit Qendror të Lejeve dhe Licencave, qëllimi i së cilës është lansimi i versionit të përditësuar të Regjistrit Qendror të Lejeve dhe Licencave, i cili është një nga obligimet që është përcaktuar me Ligjin për Sistemin e Lejeve dhe Licencave.
Ky regjistër ofron informata mbi të gjitha dokumentet lejuese (leje, licenca,certifikata, autorizime, etj.) që institucionet qendrore lëshojnë ndaj bizneseve për të mundësuar veprimin e tyre në të gjitha fushat e ekonomisë.
Regjistri përmban informacion rreth 500 dokumente lejuese të lëshuara nga 26 institucione qendrore në 21 fusha të aktivitetit ekonomik, të cilat mund të gjenden
në ueb faqen https://lejelicenca.rks-gov.net.
Ky proces synohet të arrihet nëpërmjet reduktimit të barrierave administrative në kryerjen e veprimtarive ekonomike, tregtare apo profesionale, që është e domosdoshme për të mbrojtur shëndetin publik, sigurinë publike, mjedisin dhe përdorimin e resurseve natyrore në Republikën e Kosovës.
Besnik Tahiri, koordinator Nacional për Reforma Shtetërore, tha se është përkushtim i Qeverisë për reformë strukturore të administratës së shtetit dhe në të njëjtën kohë edhe në modernizimin dhe thjeshtëzimin e shërbimeve, të cilat jepen për qytetarët dhe sektorin privat.
Me nga një fjalë rasti, para të pranishmëve iu drejtuan edhe Katrin Ochsenbein,Këshilltare Rajonale dhe Menaxhere e Programit për Ekonomi dhe Punësim, Zyra
Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Thomas Lubeck, Menaxher, Ballkani Perëndimor,Departamenti i Evropës dhe Azisë Qendrore, Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) dhe Mentor Borovci, Drejtor i Zyrës Ligjore në Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, i cili bëri prezantimin e detajuar të përmbajtjes së Regjistrit Qendror online të Lejeve dhe Licencave./arbresh.info/



Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot