U godit nga rryma dhe përfundoi në QKUK, policia jep detaje rreth ngjarjes së rëndë në Gjilan

20:22 | 18 Gusht 2025
E.G

Një person sot u lëndua rëndë derisa po punonte në Gjilan.

Ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kontakt me energjinë elektrike.

Zëdhënësi për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani, tha për Arbresh.info se i riu është punëtor i një kompanie private.

Hashani deklaroi se për rastin është njoftuar edhe inspektorati i punës.

“Në vendin e ngjarjes ka dalur fillimisht një patrullë e policisë së Kosovës dhe më pastaj gjithashtu njesite relevante, zjarrefiksat, KEDS-i dhe mjekët nga emergjenca rajonale, për rastin është njoftuar edhe inspektorati i punës”, tha Hashani.

“Sipas hetimeve të para i lënduari me urgjencë është dërguar në spitalin rajonal këtu në Gjilan. Pas ndihmës së parë që i është ofruar në Gjilan i lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Për rastin është informuar Prokurori i Shtetit i cili e ka urdhëruar policinë e Kosovës t’i hetojë rrethanat e këtij rasti të rëndë”, deklaroi ai.

Lidhur me këtë ngjarje ka folur edhe drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla i cili tha se pacienti është në gjendje të rëndë.

Rasti po cilësohet si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Në media është raportuar se i lënduari i takon komunitetit serb dhe është i moshës 23 vjeçare./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Një person bie në kontakt me rrymën në Gjilan, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK