Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të vendit, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.
Në takim ka diskutuar me të pranishmit për raportet e punës së prokurorive të vendit, konkretisht për aktakuzat, për të cilat janë marrë aktgjykime liruese, shkruan Arbresh.info.
Lidhur me këtë, U.D. Kryeprokurori i Shtetit kërkoi nga kryeprokurorët e prokurorive angazhim të shtuar dhe efikasitet dhe efektivitet më të lartë në hartimin e aktakuzave sa më cilësore.
Në këtë kontekst nga të pranishmit u theksua se ngarkesa e prokurorëve me përfaqësim në seanca gjyqësore po ndikon në dëmtimin e cilësisë së akteve akuzuese, si dhe propozuan që në raportet e punës së prokurorëve të raportohet edhe për numrin e pjesëmarrjeve të prokurorëve në seanca gjyqësore.
Pjesë përmbajtjesore e këtij takimi ishte edhe diskutimi lidhur me zbatimin e udhëzimeve të detyrueshme të Kryeprokurorit të Shtetit.
Lidhur me këtë U.D. Kryeprokurori Kelmendi kërkoi nga kryeprokurorët e prokurorive, që të gjithë prokurorët të veprojnë sipas udhëzimeve të detyrueshme, si dhe njoftoi se do të caktoj disa prokurorë nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, të cilët do të bëjnë monitorimin e zbatimit të këtyre udhëzimeve.
Në fund të takimit, U.D. Kryeprokurori Kelmendi kërkoj nga të gjithë kryeprokurorët që të avancojnë raportimin dhe futjen e të dhënave nga të gjithë prokurorët në Sistemin për Menaxhimin Informativ të Lëndëve, i njohur si SMIL./Arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar