Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, priti sot në takim të përbashkët pune prokurorët- koordinatorë për rastet e mbrojtës së mjedisit në Prokuroritë Themelore të Republikës së Kosovës, ku të pranishëm ishin edhe ekspertët e Programit për Çështje të Brendshme të Bashkimit Evropian në Kosovë (HAPE), në përbërje të Mario Pellegrino, Eric Stephan dhe Massimiliani Moro.
Gjatë këtij takimi u paraqiten përvojat, rezultatet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen prokuroritë themelore, në trajtimin e rasteve nga Kapitulli XXVII i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, që ka të bëjë me veprat penale kundër mjedisit. Më ketë rast UD Kryeprokurori i Shtetit kërkoj sekuestrimin dhe konfiskimin e mjeteve që përdorën për kryerjen e veprave penale kundër mjedisit.
Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për nevojat e Prokurorit të Shtetit për trajtimin sa më profesional të këtyre rasteve, si dhe mundësitë e bashkëpunimit më partnerët ndërkombëtar në adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë më mbrojtjen e mjedisit, si dhe për sekuestrimin dhe konfiskimin e mjeteve që shfrytëzohen për kryerjen e veprave penale kundër mjedisit.
Nga ky takim doli edhe rekomandimi që Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit t’i propozoj Këshillit Prokurorial të Kosovës, konkretisht Zyrës për Statistika në Njësitin për Vlerësimin e Performancës krijimin e një databaze të veçantë vetëm për rastet që kanë të bëjnë më mbrojtjen e mjedisit.
Edhe në këtë takim Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, falënderoi ekspertët e HAPE-së për ofrimin e mbështetjes për prokurorët e shtetit dhe shprehu angazhimin institucional në luftimin e veprave penale kundër mjedisit./Arbresh.info
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar