Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me kryeprokurorët e të gjitha prokurorive, si dhe me prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.
Sipas njoftimit nga ky institucion, gjatë këtij takimi u diskutuan tema të rëndësishme, përfshirë kontrollin e lëndëve dhe trajtimin e kallëzimeve penale brenda afateve ligjore, zbatimin e masave të fshehta hetimore në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, trajtimin e raporteve të Administratës Tatimore të Kosovës në procedurat penale, si dhe çështje të tjera profesionale.
“Një pikë tjetër me rëndësi ishte diskutimi lidhur me përgatitjet e Prokurorit të Shtetit për procesin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025, me theks të veçantë angazhimin e prokurorëve për parandalimin dhe ndjekjen e veprave penale që lidhen me zgjedhjet. Me këtë rast, u.d. Kryeprokurori i Shtetit, së bashku me Koordinatoren Nacionale për Zgjedhje, kërkuan nga kryeprokurorët që të caktojnë prokurorët përgjegjës, të cilët do të angazhohen në nivel vendi për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar