Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin me kryeprokurorët e prokurorive të vendit, në të cilin kanë marrë pjesë edhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Në këtë takim, u diskutua për planin e Punës së Prokurorit të Shtetit për vitin 2024.
U.D. Kryeprokurori Kelmendi i njoftoi të pranishmit me objektivat që përmban ky plan dhe kërkoi që secila prokurori ta përgatis Planin e Punës në përputhshmëri me këtë plan.
“Poashtu U.D. kryeprokurori Kelmendi kërkoi nga kryeprokurorët e të gjitha prokurorive që të jenë të rregullt në raportimet që ia bëjnë në baza javore, duke i përfshirë në këto raporte të gjitha informatat e nevojshme”, thueht në njoftimin për media.
Temë tjetër e diskutimeve të përbashkëta në këtë takim ishte edhe zbatimi i Ligjit për Përgjimin e Komunikimeve Elektronike, i cili Ligj rregullon procedurat dhe kushtet mbi përgjimin e komunikimeve elektronike që realizohen për nevoja të procedurës penale, si dhe përcakton rregullat, detyrimet dhe procedurat për Operatorët e Rrjeteve dhe Ofruesit e Shërbimeve në lidhje me përpunimin e të dhënave të caktuara nga ana e tyre./Arbresh.info/

Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar