Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin me kryeprokurorët dhe përfaqësuesit e prokurorive të vendit, në të cilin kanë marrë pjesë edhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Në këtë takim, kryeprokurorët dhe përfaqësuesit e prokurorive e informuan Kelmendin për punën që kanë kryer të gjitha prokuroritë gjatë këtij viti, për gjendjen aktuale me lëndë në secilën prokurori, duke u fokusuar në të arriturat, rezultatet, sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen.
“Temë e diskutimeve të përbashkëta ishte edhe nevoja e rritjes së numrit të iniciativave të prokurorëve lidhur me kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë.
Në fund të këtij takimi Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, falënderoi kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Kujtim Munishi për angazhimin e tij dhe kontributin e dhënë gjatë ushtrimit të mandatit të tij katër (4) vjeçar si Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë”, thuhet në komunikatën për media./Arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar