Përfaqësues të Qendrës për Paqe dhe Tolerancë, të Radio Gorazhdevcit dhe organizata të tjera serbe të shoqërisë civile në Kosovë, kanë reaguar ndaj aksionit të Policisë së Kosovës në një aneks kapur me objektin e stacionit policor.
Aksioni i Policisë ishte ndërmarrë nën dyshimin për kryerjen e veprimtarive të paligjshme. Ata, këtë aksion e kanë paraqitur si “shkelje flagrante të lirisë së medieve dhe sulm të drejtpërdrejtë ndaj shoqërisë civile”
Përfaqësuesi i Qendrës për Paqe dhe Tolerancë, Vlladan Trifiq, ka theksuar se janë akuzuar pa bazë se zyra e tyre shërbente për spiunazh. Sipas tij, kjo qendër ka ofruar ndihmë mjekësore për disa serbë të moshuar që jetojnë në Prishtinë.
Kurse, Darko Dimitrijeviq nga Radio Gorazhdec, është ankuar për bastisjen e Policisë në Gorazhdec ditë më parë. Ai ka thënë me objektet tjera është bastisur edhe redaksia e tij dhe se, siç pretendon ai, i është marrë edhe vetura për t’iu kontrolluar./rtk/
Ngatërroi emrin e Toneyt? Jonida Vokshi sqaron situatën që m...
E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë Shqipërin...
Toney rikthehet pas eliminimit, mbyllet në shtëpinë kapsulë
ShBA-ja sekuestron anijen e dytë me cisternë nafte në brigje...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të: Luhet në Ma...
Itali, qindra arrestime pas kontrolleve kundër drogës