Turqia do ta vazhdojë mbështetjen e Kosovës në fushën e ekonomisë. Kjo u bë e ditur sot në takimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit dhe ambasadorit të Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.
Në njoftimin e MF-së thuhet se Murati dhe Sakar u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Murati e njoftoi ambasadorin për prioritetet e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve të cilat dalin nga Programi i Qeverisë Kurti, për situatën Makro-Fiskale në vend, për hapat e ardhshëm në tejkalimin e gjendjes se rënduar ekonomike si pasojë e COVID–19 si dhe për adresimin e sfidave për rritjen ekonomike dhe fuqizimin e sektorit privat si bartës i punësimit dhe zhvillimit ekonomik në vend.
Ndërsa Sakar e falënderoi Muratin për pritjen dhe shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit të Turqisë për thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe miqësore ndërmjet dy vendeve përmes rritjes së investimeve të huaja direkte të Turqisë në Kosovë dhe mbështetjes potenciale nga ana e shteti turk në rimëkëmbjen ekonomike të vendit.
Vijon kundërpërgjigja në disa fronte nga Irani, pas Bahreini...
SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Ajatollah Khamenei largohe...
Anulohen fluturimet në gjithë Lindjen e Mesme pas sulmeve të...
Ambasada e Kosovës në Riad: Kujdes maksimal për qytetarët ko...
SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Ministria e Jashtme thirrj...
PAMJE: SHBA-ja bombardon Iranin me një nga armët më të fuqis...