Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka bërë të ditur se për herë të parë është arritur vlera e 3 miliardë eurove neto nën menaxhim në fund të gushtit të këtij viti.
Në njoftimin e Trustit thuhet se gjatë periudhës janar-gusht 2024, mjetet nën menaxhim u ngritën për më shumë se 300 milionë euro krahasuar me fundvitin e vitit 2023.
Njoftimi i plotë:
Arrihet vlera 3 miliardë euro nën menaxhim
Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK) e arriti për herë të parë vlerën e 3 miliardë eurove të mjeteve neto nën menaxhim në fundin e gushtit 2024.
Gjatë periudhës janar-gusht 2024 mjetet nën menaxhim u ngritën për më shumë se €300 milionë krahasuar me fundvitin 2023. Ngritja e këtij tetëmujori erdhi nga kontributet e reja (rreth €200 milionë) dhe kthimi nga investimet (rreth €165 milionë). Por njëkohësisht rreth €60 milionë u zbritën nga fondi për pagesat mujore të pensioneve dhe shpenzimet e tjera.
Prej fillimit të operimit të FKPK-së (më 2002), një-miliardëshi i parë i mjeteve neto nën menaxhim është arritur më 2014 ndërsa dy-miliardëshi më 2021.
Vlerësuar në tërësi, mjetet që FKPK-ja i ka aktualisht nën menaxhim përbëhen prej pagesave të kursimeve pensionale nga kontribuuesit (rreth 78% ose €2.34 miliardë) dhe kthimi nga investimet (rreth 22% ose €660 milionë).
Përveç mjeteve aktuale nën menaxhim, prej themelimit e deri më tani janë tërhequr edhe rreth €675 milionë nga përfituesit e FKPK-së (përfshirë këtu edhe rreth €200 milionë nga tërheqja e parakohshme për 10%-shin)./Arbresh.info/
Odegaard do të humb nëntë ndeshje pas lëndimit
Osmani në Akademinë e famshme ushtarake amerikane West Point...
Kryeziu: Qeveria po punon për zhbllokimin e CEFTA-s
Kurti e akuzon Perëndimin se po e “përkëdhel” Serbinë
Tiranë: Gruaja tenton të rrëmbejë 2-vjeçaren, arrestohet
Trepça fiton derbin lokal, Prishtina e Re ‘shkatërron’ Vjosë...