Truproja i Molliqajt: S’kam çka flas për rrahjen me Haki Abazin

11:34 | 30 Shtator 2019
M. A.

Mbrëmë është publikuar një video e rrahjes mes Dardan Molliqajt nga AAK-PSD dhe Haki Abazit nga VV.

Në video shihet edhe ndërhyrja në përleshje e shoqëruesit të Molliqajt, Fatos Sahitit. Ai po priste jashtë studios ku po debatonin ashpër Dardan Molliqaj e Haki Abazi. Pasi ata dy dalin jashtë objekit dhe nis konflikti, aty ndërhyn edhe Fatos Sahiti.

I kontaktuar nga Gazeta Sinjali, Sahiti ka thënë se nuk ka çfarë të thotë. Ai e konsideron të mjaftueshme deklaratën e dhënë në polici pas incidentit.

“Unë e kam dhënë deklaratën në Polici. Videot kanë dalë. S’kam çka flas, s’kam çfarë deklaroj. Faleminderit shumë. Ditën e mirë!”, ka thënë Sahiti duke e mbyllur më pas telefonin.

Për publikimit të videos, menjëherë nisën akuzat ndërmjet zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Partisë Socialdemokarate. Për videon u deklaruan edhe Dardan Molliqaj e Haki Abazi, ndërsa zyrtari i PDK-së, Rexhep Hoti ndryshoi deklaratën e dhënë pas rrahjes.

Shpërndaje në rrjete sociale