Trupi gjykues në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së e ka miratuar tërheqjen e Gregory Kehoe si mbrojtës kryesor i Thaçit.
Gjykata Speciale përmes një njoftimi ka bërë të ditur se vendimi hyn në fuqi atëherë kur administratorja e cakton mbrojtësin zëvendësues.
“Duke marrë parasysh se Thaçi dhe Lluka Mishetiq (aktualisht njëri nga mbrojtësit e Thaçit) u pajtuan që Mishetiqi të zëvendësojë Kehoun, Trupi Gjykues ftoi palët dhe Administratoren që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të caktuar Mishetiqin si kryembrojtës të Thaçit sa më shpejtë që të jetë e realizueshme”, theksohet në njoftim.
Po ashtu, trupi gjykues ka miratuar tërheqjen e mbrojtësit tjetër të Thaçit, Joe Reeder, ndërsa ka udhëzuar administratoren që të marrë vendim në lidhje me kërkesën për tërheqjen e tre ndihmësve juridik dhe pesë ndihmësve të ekipit.
Për shkak të mospërmbushjes së obligimeve financiare, ekipi mbrojtës i Thaçit në krye me Kehoen pati kërkuar tërheqjen nga përfaqësimi i Thaçit në rastin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit para Dhomave të Specializuara në Hagë./rtk/
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...