Në Washington po mbahet mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes e cila po udhëhiqet nga presidenti amerikan, Donald Trump. Pjesëmarrëse është edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Gjatë fjalimit të tij, Trump përmendi sërish luftën mes Serbisë dhe Kosovës. Ai thotë se nëse kanë probleme thërrasin atë.
“…Për shumë prej këtyre çështjeve – po marr si shembull Kosovën dhe Serbinë. Unë e zgjidha atë. A mund të ngriheni pak në këmbë, nëse jeni këtu? Vetëm për një moment. Kosova, Serbia. Ngrihuni. Çfarë pune e shkëlqyer. Ju faleminderit shumë. E vlerësojmë. Shumë mirë. Po shkoni mirë me njëri-tjetrin, dhe kur nuk shkoni mirë, më telefononi mua dhe do ta zgjidhim, apo jo? Do ta zgjidhim. Faleminderit shumë”, ishin fjalët e Trump.
Ndërsa presidentja Osmani i bën shenjë dhe i thotë se “do të të thërras”.
LEXO EDHE:
“Po bën punë të shkëlqyera”, Trump falënderon Osmanin për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes
E dhimbshme: Ky është 18-vjeçari që vdiq tragjikisht në Mitr...
Edi Rama promovon aplikacionin ‘UnëDhuroj’ për r...
Dëmtohen tre aparate për pagesa në Fushë Kosovë, vidhen 200 ...
Tahiri: Një pajtim mes pozitës dhe opozitës për presidentin,...
Nis vaksinimi BCG për parandalimin e tuberkulozit te të pors...
Hoti numëron vërejtjet që dha FMN gjatë vizitës në Kosovë