Presidenti Donald Trump u bë të hënën udhëheqësi i parë i huaj që takohet me perandorin e sapongjitur në fronin e Japonisë, Naruhito, një nderim që kryeministri Shinzo Abe shpreson të ndikojë te shefi i Shtëpisë së Bardhë kur të vijë puna te bisedimet e ethshme tregtare.
Pasi përshëndetën njëri-tjetrin në pallatin perandorak në Tokio, Trump dhe Naruhito qëndruan jashtë tij në një tapet të kuq, teksa intonoheshin himnet e dy vendeve, ndërsa flamujt e dy aleatëve të ngushtë valëzonin nën qiellin e kthjellët.
Naruhito, që mbante veshur një kravatë bojëqielli, dhe bashkëshortja e tij, perandoresha Masako, me xhaketë e kapelë të bardhë, shoqëruan Trumpin dhe bashkëshorten e tij Melania, që mbante veshur një kostum të lehtë veror dhe mbi taka të kuqe të larta.
Dy çiftet u ulën më pas për një bisedë më të zgjeruar, aty ku përkthyesit zyrtarë në fakt e gjetën veten me shumë pak për të bërë, pasi Naruhito ka studiuar në Oxford, ndërsa Masako është diplomuar nga Harvardi. Pas 50 minutash, Trump dhe Zonja e Parë e Amerikës u rikthyen në limuzinën e tyre, ndërsa presidenti u nis për në takimin e radhës, një samit dhe drekë me mikun e tij të ngushtë Abe.
Gjithçka bëhet për të festuar marrëdhëniet e mira amerikano-japoneze, në një kohë paqartësish gjithnjë në rritje në rajon, qoftë prej politikave tregtare amerikane, ashtu dhe nga rritja e fuqishme e Kinës dhe Koreja e Veriut e armatosur me armë bërthamore.
Trump e quajti “një nder të madh” takimin me perandorin e ri, i cili mori fronin vetëm 3 javë më parë pas abdikimit të babait të tij, për herë të parë në dy shekuj./Top Channel
Simeone: Barcelona është një nga ekipet që luan futbollin më...
Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi pla...
Irani devijon anijet në Hormuz për shkak të rrezikut nga min...
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot, në rend dite interpelanca...
Dita e Kushtetutës, Rama: Themel i shtetit dhe garanci për t...
Thiery Henry kritikon gjyqtarin e ndeshjes Atletico – ...