Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dekoruar ish të dërguarin e tij për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell me medaljen për “Siguri Kombëtare”.
Grenell u përgëzua për kontributin në arritjen e marrëveshjes ekonomike Kosovë-Serbi, shkruan arbresh.info.
“Ishte një nder i madh – veçanërisht sepse erdhi nga Donald Trump i cili ka përdorur diplomacinë për të sjellë paqe në botë. Ai nuk ka filluar luftëra të reja, solli trupat amerikane në shtëpi, ndërtoi ushtrinë amerikane – dhe ende nënshkroi marrëveshje paqësore”, ka shkruar Grenell në instagram.

Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje ekonomike më 4 shtator në Uashington, zbatimi i së cilës ende nuk është i definuar./arbresh.info/
View this post on Instagram
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve