Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shkruar pas fitores së Kosovës me rezultat 1-3 ndaj Islandës në ndeshjen e kthimit në Ligën B të Nations League.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se kalimi i Kosovës në Ligën B na mbush me krenari për paraqitjen e lojtarëve tanë dhe rezultatin e arritur, shkruan Arbresh.info.
“Pesë gola në dy ndeshje kundër Islandës, tre të Vedat Muriqit, që ngrisin Kosovën në Grupin B të UEFA Ligës së Kombeve, e neve të gjithëve na mbushin me krenari për paraqitjen e lojtarëve tanë dhe rezultatin e arritur. Përgëzime për lojën, urime e gëzuar për shumë fitore tjera dhe suksese që na presin.”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info/
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...