Tri raste të vjedhjes kanë ndodhur në mbrëmjen e së hënës në fshatin Rogovë të Gjakovës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj u shpreh se sipas raportimeve janë vjedhur para dhe stoli ari.
“Mbrëmë në fshatin Rogovë-Gjakovë janë raportuar tri raste të vjedhjeve në tri shtëpi të ndryshme. Sipas raportimeve janë vjedhur para dhe stoli ari. Policia ju ka përgjigjur rasteve dhe në konsultim me prokurorin e shtetit janë iniciuar raste për hetim “vjedhje e rëndë”. “, konfirmoi Elezaj.
“Rastet janë duke u hetuar.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...