Tri grupet parlamentare në Kuvendin e Serbisë Dveri, Zavetnik dhe NADA kanë formuar një koalicion të përbashkët, që do të shërbejë për mbrojtjen e Kosovës.
Ata kanë deklaruar se “koalicioni” përbëhet nga 31 deputetë me 14 për qind të votave nga zgjedhjet e prillit në Serbi. Prijësi i kësaj force politike parlamentare, Boshko Obradoviq vlerësoi se koalicioni është një “forcë e re politike”.
Ai shtoi se grupet parlamentare janë mbledhur edhe rreth qëndrimit se Serbia nuk duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë, raporton Kossev.
“Si mund të mendojë dikush për vendosjen e sanksioneve ndaj një partneri strategjik dhe garantues të ruajtjes së Kosovës si pjesë e Serbisë?”, pyeti Obradoviq.
Obradoviq, që është edhe kryetar i Dveri, tha se bashkimi i grupeve parlamentare nuk ka lidhje me zgjedhjet.
Kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë dhe një nga liderët e koalicionit NADA, Millosh Jovanoviq, ka vlerësuar se Serbisë i duhet një ndryshim “radikal” i politikave ndaj Kosovës.
“Që nga viti 2008, Serbia e ka mbrojtur Kosovën vetëm në atë masë sa nuk do të zemërojë ‘partnerët’ tanë në Perëndim”. Nëse dikush mendon se mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë mbi humbjet, tërheqjet, heqjen dorë, kjo nuk ndodh”,ka thënë Jovanoviq. /Express
Arbeloa: Ne do të garojmë ende për dy trofe mjaft të rëndësi...
Rinumërohen 120 nga 914 vendvotime
Rrezikoi këmbësorët, policia ndëshkon shoferin në Prishtinë
Policia me aksione në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, arreston k...
Policia lanson aplikacionin mobil për të lajmëruar rastet
Rritet numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në Aeroportin “Ade...