LDK-ja ka shtyrë publikimin e emrave të ministrave, pas pezullimit të dekretit të presidentit për Qeverinë e re.
Për përbërjen e kabinetit, kjo parti do të presë vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, i cili pritet të merret gjatë këtij muaji.
Ndërsa, burime të Kohës kanë bërë të ditur se ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, nuk ka pranuar të jetë pjesë Qeverisë Hoti, të cilën LDK-ja synon ta formojë me AAK-në, NISMA-n dhe minoritetet.
Një gjë të tillë, nuk e ka mohuar, por as pohuar sekretari organizativ i LDK-së, Arban Abrashi në një konferencë për media të shtunën.
Sipas burimeve, në mbledhjen e djeshme të kryesisë pakënaqësi për këtë koalicion kanë shprehur edhe Gazmend Muhaxheri, Anton Quni dhe Imri Ahmeti.
Por, Abrashi ka thënë se nuk ka pasur përplasje.
Përveç LDK-së, vendimin e Kushtetueses ka thënë se do ta respektojë edhe partneri i mundshëm i saj, AAK-ja.
Masa e përkohshme e Kushtetueses ndaj dekretit të presidentit për mandatarin Avdullah Hoti, do të zgjasë deri më 29 maj.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...