Treni në relacionin e vetëm funksional për momentin Prishtinë-Pejë dhe anasjelltas, nuk do të jetë në qarkullim këtë fundjavë.
Sipas Trainkos, kjo po bëhet për shkak të zbatimit të projektit “Modernizimi i Linjës së 10-të Hekurudhore”.
Qarkullimi i zakonshëm i linjës do të rikthehet të hënën e 7 gushtit.
“NP Hekurudhat e Kosovës – Trainkos Sh.A ju njofton se me datën 05 dhe 06 gusht 2023 nuk do të qarkullojë transporti i udhëtarëve për shkak të zbatimit të projektit të “Modernizimit të Linjës së 10-të hekurudhore“.
Ndërsa me datën 07 gusht 2023 vazhdon qarkullimi i rregullt i trenave për transportin e udhëtarëve” thuhet në njoftim.
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit