Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes treni dhe një veture në fshatin Pavlan të Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 10:00, policia është njoftuar për një aksident në mes trenit të udhëtarëve dhe një veture. Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe njëjtit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Gashi.
Gashi bëri të ditur se në vend të ngjarjes janë njësitet kompetente të policisë.
Media lokale Peja n’Fokus ka publikuar një foto të veturës që është goditur nga treni.

Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, i dyshuari tentoi të ekzek...
Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përg...
Eriksen del me një njoftim për gjendjen e tij pas kolapsit n...
Netanyahu: Lufta jonë me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaru...
Voziti me 137 km/h në zonë 60 km/h, gjobitet me 300 euro sho...
“Njeriu i ndeshjeve të mëdha” – Origi i je...