Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova pritet që më 23 nëntor të vizitoj Kosovën.
Vizita e kryetares së Dhomave të Specializuara pritet të takoj akterët më të lart të shtetit. Lajmin për vizitën e Trendafilovas e ka bërë të ditur për “Arbresh.info“, drejtori ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, Yll Zekaj.
Sipas Zekajt, bashkë me Trendafilovan në vizitë do të jetë edhe administratorja e gjykatës, Fidelma Donlon.
“ Kryetarja e Gjykatës Speciale pritet që me datë 23 nëntor ta vizitoj Kosovën dhe ta ketë një takim informues lidhur me gjithë procesin, hapjen e këtij procesi pranë kësaj gjykate. Kryetarja e gjykatës do të vije bashkë me administratoren e kësaj gjykate, dhe do ta ketë një takim informues me akterët në Kosovë, ku do të jetë edhe Oda e Avokatëve të Kosovës”, u shpreh Zekaj.
Kjo është vizita e parë e Trendafilovas në Kosovë.
Ndryshe, Gjykata Speciale, apo siç njihet zyrtarisht Dhomat e Specializuara të Kosovës, këtë muaj kanë bërë një hap para drejt fazës së ngritjes së aktakuzave të para.
Më 6 nëntor, me miratimin e Kryetares, Ekaterina Trendafilova, pas këshillimeve me gjykatësit, Administratorja, dr. Fidelma Donlon, ka nxjerrë Direktivën për Mbrojtësit, e cila ka hyrë në fuqi. Kjo Direktivw për Mbrojtësit përcakton kriteret për pranim në Listën e Mbrojtësve. Vetëm mbrojtës që i përmbushin kriteret për pranim në Listën e Mbrojtësve mund të emërohen ose të caktohen prej Administratores për përfaqësimin e të dyshuarve, të akuzuarve ose të një grupi viktimash”. /Arbresh.info
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje