Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.
Ajo do të mbajë një konferencë për media me fillim në orën 12:00, në hotelin Sheraton në Prishtinë.
Sipas njoftimit dërguar redaksive, çdo medium është i ftuar të dërgojë vetëm një gazetar, ndërsa pjesëmarrja do të jetë e kufizuar dhe pa praninë e kameramanëve. Konferenca do të transmetohet drejtpërdrejt nga vetë Gjykata Speciale.
Por për vizitën e saj në Kosovë, ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke thënë se kjo vizitë është provokim i qëllimshëm dhe fyerje ndaj luftës së tyre çlirimtare./Arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...