Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se ka nisur rrënimi i shtëpizave për të krijuar një hapësirë për Tregun e Gjelbër të përkohshëm.
Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se pas rrënimit të shtëpizave do të vazhdojnë me realizimin e projektit të madh.
“Pas heqjes së azbestit, kemi filluar me rrënimin e shtëpizave në mënyrë që të krijojmë një hapësirë sa më të përshtatshme për Tregun e Gjelbër të përkohshëm, duke vazhduar më pas me realizimin e projektit të madh për këtë zonë”, ka shkruar Rama në Facebook.
Edhe, drejtori i Inspeksionit në Komunë të Prishtinës, Florian Dushi përmes një statusi në Facebook ka shkruar se pas rrënimit të shtëpizave dhe pastrimit të hapësirave do të zhvendoset përkohësisht Tregu i Gjelbër.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër