Tregtarët në Prishtinë, veçanërisht ata që operojnë në Tregun e Gjelbër dhe në tregun e Ulpianës, po përballen me sfida të mëdha për shkak të kushteve të rënda të punës dhe temperaturave të ulëta.
Gjendja e rënduar ka ndikuar në shitjet ditore dhe në dëmtimin e produkteve, ndërsa zgjidhjet e premtuara ende nuk janë realizuar.
Tregtarët e Prishtinës tash e sa vite po përballen me kushte të pafavorshme pune. Puna e tyre është vështirësuar ditëve të fundit, kur temperaturat kanë shënuar rënie, raporton RTKlive.
Tregtarët në tregun e Ulpianës tash e disa vite po përballen me kushte të rënda të punës, ata thonë se kanë adresuar disa here problemin por nuk kanë marrë përgjigje. Për këtë arsye tash e disa kohë nuk prononcohen për media.
Ndërkaq kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pati deklaruar se projekti për tregun e gjelbër duhet të kalojë përmes Kuvendit të Komunës.
“E kemi ofertën prej sektorit privat, ku pritet të futet për aprovim, në mënyrë që të vazhdohet tutje me këtë projekt”, tha Rama.
Deri atëherë, tregtarët do të vazhdojnë të punojnë në kushte të njëjta.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...