Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur mbështetjen e tij të palëkundur për Ukrainën në një postim në rrjetin social X.
Në mesazhin e tij, Hoxhaj thekson se lufta në Ukrainë nuk është vetëm për fatin e këtij vendi, por për të ardhmen e çdo shteti të lirë dhe të pavarur në Evropë dhe më gjerë.
Ai gjithashtu bën thirrje për ndalimin e agresionit rus, duke e konsideruar atë një kërcënim për stabilitetin dhe sigurinë ndërkombëtare.
“Qëndrojmë fuqishëm me Ukrainën, sepse nuk është vetëm fati i saj në rrezik, por i çdo kombi të lirë dhe të pavarur në Evropë dhe më gjerë! Rusia duhet të ndalohet!”, ka shkruar Hoxhaj.
Postimi i tij vjen në 3 vjetorin e sulmeve të para të Rusisë ndaj Ukrainës, të cilat vazhdojnë të jenë një nga çështjet kryesore të politikës globale, me shumë shtete dhe liderë që shprehin shqetësimin e tyre për ndikimin e saj afatgjatë në rendin ndërkombëtar./Arbresh.info
We stand firmly with Ukraine because it is not just Ukraine’s fate at stake, but the fate of every free and independent nation in Europe and beyond! Russia must be stopped! pic.twitter.com/WRyaqpNmH0
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) February 24, 2025
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...