Tri raste të vdekjes dhe 140 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në vend.
Për regjistrimin e këtyre rasteve ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, përmes një postimi në faqen zyrtare.
MSh’ja ka njoftuar edhe për shërimin e 370 pacientëve.
Aktualisht, në gjithë vendin janë 2 mijë e 763 raste aktive.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 220.119. Në total numri i rasteve aktive është 2.763”, ka njoftuar Ministria./arbresh.info/
DnV: Dalja deri në 17:00 rreth 29%, nga dy zgjedhjet e kalua...
Kosova votoi, mbyllen zyrtarisht qendrat e votimit
EXIT-POLL PIPOS: VV 42.3%, PDK 21.6%, LDK 17.3% dhe Aleanca ...
Moti i ngrohtë në pesë ditët e ardhshme
Policia arreston dy persona në Pejë të dyshuar për orientim ...
DnV: Dalje e ulët e qytetarëve në votime, 10% më e ulët se n...