Tre të mitur kapen me armë në Malishevë, arrestohet edhe një i dyshuar tjetër

08:37 | 8 Korrik 2026
E H

Katër persona, tre prej tyre të mitur, janë arrestuar në fshatin Carallukë të Malishevës, pasi Policia e Kosovës gjatë një kontrolli në një veturë ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri.

Sipas njoftimit të policisë,  gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur një pistoletë, për të cilën dyshohet se ishte përdorur nga të miturit.

Policia dyshon gjithashtu se vetura në të cilën ndodheshin të dyshuarit ishte marrë pa lejen e pronarit, i cili është përfshirë në rast si i dyshuar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar edhe katër gëzhoja të kalibrit 9 mm, të cilat janë sekuestruar si prova materiale.

Pas intervistimit, që u zhvillua në prani të punëtorëve të Qendrës për Punë Sociale (QPS), dhe në konsultim me prokurorin, të katër të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

“Fsh. Carallukë, Malishevë 07.07.2026-13:35. Janë arrestuar katër të dyshuar-tre prej tyre të mitur, pasi gjatë kontrollit policor në një veturë, (të cilën dyshohet se të miturit e kishin marrë pa lejen e pronarit të veturës, tani si i dyshuar), kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, të cilën dyshohet se e kishin përdorur të dyshuarit e mitur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 4-gëzhoja cal-9mm, si dëshmi materiale. Të gjithë të dyshuarit, pas intervistimit në prezencë të punëtorëve të QPS-së, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale