Tre të mitur, të martën rreth orës 13:30 në Stacionin Policor në Kamenicë, kanë dorëzuar në polici 100 euro para të gatshme të cilat i kishin gjetur në sheshin e qytetit të Kamenicës.
Policia tha se, nëpërmjet rrugëve operative, ka arritur që të identifikojë personin që i kishin humbur këto para dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i janë kthyer prapa.
“Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm, falënderojmë tre të miturit e ndërgjegjshëm. Po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës”, u tha në njoftimin e Policisë.
Siria prezanton kartëmonedha të reja, heqin imazhet e al-Ass...
Foda: Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme
Izraeli planifikon mbylljen e organizatave humanitare në Gaz...
Numërohen 50% e votave për kandidatët, dhjetëshja e më të vo...
Zelensky: Takim i aleatëve të Ukrainës më 6 janar në Francë
“Shembull forcës, guximit dhe shpresës”, Haxhiu ...