Tre persona kanë mbetur të lënduar rëndë dhe një tjetër ka lëndime të lehta, si pasojë e aksidentit në Sllatinë, mes një kamioni dhe disa veturave.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha i cili tha se kamioni ka humbur drejtimin dhe ka kaluar në anën e kundërt të rrugës, ku ka goditur katër vetura tjera.
Policia kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
“Si pasojë e këtij aksidenti, deri në këto momente raportohet se dy persona kanë pësuar lëndime të rënda dhe një tjetër ka marrë lëndime të lehta, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që ne veqanti shoferët të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve, në mënyrë që të shmangen ngjarje të tilla të rënda që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, ka konfirmuar ai./Arbresh.info/
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...