Tre shtetas të Serbisë kanë raportuar në polici se janë sulmuar fizikisht me shishe, karrige dhe boks hekuri nga tre persona të dyshuar në një lokal në Leposaviq, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, viktimat janë transferuar nga QKMF Leposaviq në Spitalin e Mitrovicës së Veriut për tretman mjekësor, shkruan Arbresh.info.
Lidhur me rastin, janë intervistuar tre të dyshuar kosovar dhe të njëjtit pohojnë se janë rrahur në mës vete.
“Rr. Nemanjina, Leposaviq / 18.10.2025 – 01:00. Tre viktima shtetas të Serbisë kanë njoftuar se deri sa ishin duke qëndruar në një lokal, janë sulmuar fizikisht me shishe, karrige dhe boks hekuri nga tre të dy dyshuar meshkuj. Viktimat janë dërguar në QKMF Leposaviq, dhe me pas janë transferuar në Spitalin e Mitrovicës Veri për tretman të mëtutjeshëm. Lidhur me rastin janë intervistuar tre të dyshuarit m/k, ku njëri nga ta kishte lëndime në duar dhe të njëjtit pohojnë se janë rrahur ne mes vete. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...