Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një përleshje që ka ndodhur në fshatin Xërxë të Rahovecit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai bëri të ditur se rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, duke shtuar se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 03:35 tre persona (meshkuj të moshës madhore) kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Gjakovë për shkak të lëndimeve (dyshohet nga mjet i mprehtë), pasi ishin përfshirë në një përleshje fizike në një restorant në fshatin Xerxë. Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”, deklaroi ai.
Elezaj tregoi gjithashtu se rreth këtij rasti janë identifikuar dhe arrestuar pesë persona./Arbresh.info/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...