Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me operacionin e sotëm policor të koduar “Dritarja”.
Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e shtetit në zbatimin e masave të veçanta hetimore në rrugën ‘’Vatra’’ Tophane në Prishtinë, kanë arrestuar tre (3) persona për vepër penale ‘’Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paaautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ si dhe një (1) person i dyshuar gjendet ende në arrati, përcjell Arbresh.info
“Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarve janë sekuestruar si dëshmi si në vijim:
– Një (1) sasi e narkotikut të dyshuar për Kokainë me peshë 4.9 gram.
-Një sasi e parave të valutave të huaja.
-Peshore të vogël digjitale për matje të peshave të vogla me mbetje narkotikut.
-Shtatëmbëdhjetë (17) qese të vogla me narkotikë të dyshuar të llojit Kokainë me peshë të përgjithshme prej 4.4 gram.
-Dy (2) qese me narkotikë të dyshuar të llojit Kokainë me peshë të përgjithshme 45.9 gram.
-Shtatë (7) qese me narkotik të dyshuar të llojit Kokainë me peshë përgjithshme 1.7 gram.
-Dy (2) telefona celular njëri i tipit Iphone 16 dhe një i tipit Samsung .
Tri (3) qese me narkotik të dyshuar të llojit Kokainë me peshë totale 10.8 gram.
-Nëntë (9) fishek”, thuhet në njoftim.
“Prokurori i shtetit në përputhje me afatin ligjor do të parashtron kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurëve. Hetimet do të vijojnë deri në zbardhjen e plotë të veprave penale”, thuhet më tej në njoftim./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Operacioni “Dritarja”, policia arreston disa persona në Prishtinë – sekuestron drogë e para
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...