Tre persona hedhin qesen me drogë para policëve, më pas e mohojnë se është e tyre

09:15 | 26 Tetor 2021
S D

Tre persona janë arrestuar, pasi që deri sa kanë qenë në lëvizje me makinë kanë hedhur një qese me narkotik para policisë e ku më pas ata e kanë mohuar se është e tyre, shkruan arbresh.info.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt.

“Rr. Ismail Dumoshi, Prishtinë 25.10.2021 – 05:10. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se derisa kanë qenë në veturë në lëvizje  në momentin kur iu është bërë me shenjë nga njësiti policor për t’u ndalur njëri prej tyre kishte hedhur një qese te vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 1.1 gr. Gjatë intervistimit të dyshuarit kanë mohuar se  substanca ishte e tyre. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt’, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale