Tre persona dënohen me burgim efektiv për vjedhje të rëndë

17:57 | 9 Mars 2026
E.G

Tre persona janë dënuar me burgim efektiv në dy raste të ndara penale për veprat penale të vjedhjes së rëndë dhe vjedhjes së rëndë në tentativë.

Sipas aktgjykimeve të nxjerra nga gjykata kompetente, dy të pandehur janë shpallur fajtorë për kryerjen e veprës penale “Vjedhja e rëndë në tentativë” dhe janë dënuar me nga një vit burgim secili. Ata janë dënuar në bazë të nenit 315, paragrafi 2, pika 2.7 lidhur me paragrafin 1, pika 1.1, si dhe në lidhje me nenin 28 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, në një rast tjetër penal, një i pandehur është dënuar me dy vjet e gjashtë muaj burgim për veprën penale “Vjedhja e rëndë”, sipas nenit 315, paragrafi 1, pika 1.1 lidhur me paragrafin 2, pikat 2.1 dhe 2.7, si dhe në lidhje me nenin 31 dhe nenin 77 paragrafi 1, nënparagrafët 1.1, 1.2, 1.3, 1.4 dhe 1.5 të Kodit Penal.

Sipas njoftimit të Sistemit Prokurorial, këto vendime gjyqësore janë rezultat i punës profesionale dhe angazhimit të prokurorëve në trajtimin dhe ndjekjen penale të këtyre rasteve.

Prokuroria thekson se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe në ndjekjen efikase penale ndaj të gjithë personave që bien ndesh me ligjin, me qëllim të garantimit të sundimit të ligjit dhe rritjes së sigurisë për qytetarët.

Shpërndaje në rrjete sociale