Tre këmbësor janë lënduar mbrëmë në Pejë pasi janë goditur nga një veturë në lëvizje, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
Ndërsa shoferi, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Pejë 03.09.2023-20:55 Lëndime trupore kanë pësuar tre (3) viktimat meshkuj kosovarë- këmbësorë pasi të njëjtit janë goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE