Faton Topalli i Partisë Socialdemokrate, Teuta Rugova dhe Ramiz Kelmendi nga Lidhja Demokratike e Kosovës janë tre deputetët e opozitës që munguan në seancën e thirrur nga partitë opozitare për miratimin e një rezolute që ndalon negocimin e korigjimit të kufijve në dialogun Kosovë-Serbi.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha sot në një deklarim për media në hollin e Kuvendit se deputeti i PSD-së Faton Topalli ndodhet me pushime dhe për këtë nuk ka qenë në seancë.
Ndërkaq, Teuta Rugova e LDK-së është rreshtuar edhe dje në të njëjtin kah sikurse partitë e koalicionit.
Seanca e thirrur nga opozita është shtyrë për nesër, dhe do të nisë në ora 10:00.
Opozita nuk arriti të bëjë kuorumin për të votuar për rezolutën që ndalon negocimin për kufijtë në dialogun me Serbinë.
Seanca e jashtëzakonshme hyri në pauzë pasi në sallë ishin 59 deputetë, përfshirë disa deputetët të Nismës së Kosovës.
Bayerni realizon ndaj PSG
Tahiri: Strategjia e Kurtit, pamundësimi i ndërtimit të kons...
“Albin, krejt Kosova po e di që ia ke mësy me kapë shtetin...
Besnik Tahiri: Nuk jemi pjesë e komplotit ndaj shtetit
Përplasje e pazakontë për nënshkrimet mes Bahtirit dhe Lusha...
Nagavci, LDK-së: Po ju presim