Ka vazhduar Trajnimi i Prokurimit Publik për nivelin lokal më pjesëmarrës të grupit të dytë ku janë të përfshira edhe komunitetet nga komunat e ndryshme Kosovës.
Drejtoresha e përgjithshme e IKAP-it Refike Sülçevsi tha se ndihet e nderuar që po bënë hapjen e këtij trajnimi të këtij grupi, ku kjo tregon edhe njëherë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që ne si institut kemi me të gjitha komunat e Kosovës.
“Duhet ta keni parasysh se Prokurimi publik është shumë një fushe më rëndësi dhe ju jeni e ardhmja e zhvillimit ekonomik, pra keni një përgjegjësi shume të madhe para vetes. Dihet se me ndryshimin e ligjit të prokurimit të gjitha certifikatat që posedojnë zyrtarët e prokurimit nuk do të jenë valide nga viti 2017, prandaj ne si IKAP në bashkëpunim më KRPP, USAID dhe AKK kemi bërë të gjitha përpjekjet që ta organizojmë edhe trajnimin për prokurimin publik për nivelin lokal sepse siç e dimë për nivelin qendror”, tha Sülçevsi.
Sipas saj pas përfundimit të trajnimit të gjithë pjesëmarrësit do t’i nënshtrohen një testi që do të organizohet në fund të këtij viti.
Drejtoresha e Programit të USAID-it Amy Denkenberger, u shpjegoi pjesëmarrësve rëndësinë e Prokurimit si dhe dëshirën e saj dhe të USAID-it që për procesin e e Prokurimit.
Vëllai i 30-vjeçarit që u gjet sot shpërthen në lot, momenti...
Muzeu Etnografik Elbasan pasuron fondin me të tjera objekte ...
Irani thotë se bisedimet bërthamore me SHBA-në duhet të rifi...
Deputetja britanike: S’duhet të lejojmë që Ballkani të na la...
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...