Avokati Vladimir Gajiq në emër të presidentes së Lëvizjes Evropiane për Kosovë, Rada Trajkoviq ka ngritur padi penale kundër presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq.
Duke folur në një konferencë shtypi më 18 prill, Vuçiq tha ndër të tjera se “historia e unifikimit të Mitrovicës veriore dhe jugore është një tjetër përpjekje e shqiptarëve për të hyrë në veri të krahinës dhe të dominojnë veriun e Kosovës, projekt që ndihmohet nga Rada Trajkoviq duke dëshmuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit”.
Nga ana tjetër, siq thuhet në padinë penale, më 22 prill, Gjuriq deklaroi ndër të tjera se: “Rada Trajkoviq është vetëm një nga pjesëmarrësit në fushatën e organizuar të prishjes së reputacionit të shtetit dhe institucioneve të saj”.
“Sipas mendimit tim, për të ruajtur stabilitetin shoqëror është e nevojshme të përcaktohet se kush dhe me çfarë motivi merr pjesë në këtë fushatë dhe kush është frymëzues”, tha ndër të tjer Gjuriq.
Siq është cekur në padi, Vuçiq dhe Gjuriq kanë kryer krimin për rrezikimin e sigurisë dhe Gjuriq ka kryer veprën penale të shkeljes së sekreteve të procedurës.
“Vuçiq dhe Gjuriq paditën Trajkoviqin pa bazë dhe me gënjeshtra se në bazë të dëshmisë së saj u urdhërua arrestimi i dy shtetasve serbë, se ajo ishte tradhtare e popullit serb, bashkëpunëtore e armiqve shtetëror dhe kombëtar dhe punoi për inteligjencën e huaj që janë rrezik për Serbinë”, thuhet në padi.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka treguar se Trajkoviq ishte marrë në pyetje si dëshmitare por dëshmia e saj nuk ishte vendimtare për arrestimin e dy të dyshuarve.
Kohët e fundit, Trajkoviq ishte marrë në mbrojtje nga policia gjë që e kishte kërkuar ajo vet. /Lajmi.net/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...