Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se institucionet e Kosovës janë të gatshme dhe të vullnetshme që të ndihmojë në çdo mënyrë të mundshme Maqedoninë e Veriut, pas tragjedisë që ndodhi në Koçan.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti më tutje thotë se kjo tragjedi le të jetë rikujtim i vlefshëm për të gjithë ne për kujdes të shtuar dhe respektim të protokolleve të sigurisë si në organizim ashtu edhe në standardin e infrastrukturës ndërtimore në vendin tonë.
“Tronditës dhe pikëllues lajmi për tragjedinë sot në Koçan të Maqedonisë së Veriut të shkaktuar nga zjarri në një klub nate, ku sipas të dhënave zyrtare deri më tani kanë humbur jetën 59 të rinj e të reja. Dhimbja sa vjen e rëndohet nga secila jetë e humbur. U shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave, të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe liderëve shtetërorë të vendit tonë fqinj, ndërkaq të lënduarve u përcjellim urimet tona më të sinqerta për shërim të shpejtë dhe të plotë. Institucionet e Republikës së Kosovës janë të gatshme dhe të vullnetshme që të ndihmojnë në çdo mënyrë të mundshme. Teksa ndajmë dhimbjen e shprehim ngushëllime, le të jetë kjo tragjedi rikujtim i vlefshëm për të gjithë ne për kujdes të shtuar dhe respektim të protokolleve të sigurisë si në organizim ashtu edhe në standardin e infrastrukturës ndërtimore në vendin tonë”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës