Në lagjen “Arbëria” në Gjilan sipasojë e një përleshjeje një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur.
Nënkoloneli i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Remzi Azemi, për Klan Kosova ka bërë të ditur se janë në kërkim të të dyshuarit.
“Njësia e Hetimeve Rajonale dhe Forenzika Rajonale nën autorizim të plotë nga porkuroi për krime të rënda, pranë Prokuroisë Themelore në Gjilan, kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë fillu me vend shiqimin e vendit të ngjarjes dhe me grumbullimin e informacioneve që të kemi një pasqyrë të qartë lidhur me ngjarjen që ka ndodhë sonte dhe me identifikimin e personave të mundshëm që janë të involvuar në rast apo që mund të kenë njohuri.”
Tutje ai thotë se në orët të vijim policia do të punojë që të ketë një pasqyrë të qartë se si ka ardhë deri te ngjarja.
“Ne jemi në fazën e grumbullimit të informacioneve dhe ende nuk kemi informacione për ndonjë person të arrestuar për momentin që tani po flasim.”
Tutje ai thotë se nuk ka informacione as për lidhjen që mund ta kenë personi i plagosur dhe ai i vrarë.
Helmohen 56 studentë të Policisë në Shqipëri, dy të arrestua...
Asnjë polic shqiptar mes 12 më të mirëve në Ditën e Policisë...
Policia e Kosovës: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë, askus...
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kand...
Kërcet dajaku te Reali, Valverde përfundon në spital
Antonov në Kosovë: Krejt çfarë dihet për fluturimin e avioni...