Babë e bir kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nuses, pr të dy kanë përfunduar në pranga.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve Gjerak Alevica, 52 vjeç dhe Ledion Alevica 34 vjeç (at e bir), të dy banues në fshatin Kuç-Devoll.
Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 18.04.2017, në banesë shtetasi Gjerak Alevica për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj nuses së djalit të tij shtetases V.A, 33 vjeç (bashkëshortja e 34 vjeçarit).Gjithashtu edhe shtetasi Ledion Alevica, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij Gjerak Alevicës.
Ndërkohë qënjë tjetër arrestim që është bërë nga Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Korçë, ishte ajo e shtatsit Leonard Mici, 48 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 18.04.2017, në lagjen nr 9 në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas ka goditur me sende të forta dhe grushta shtetasin Gj.P, 56 vjeç, banues në Rrëshen-Mirditë, duke i shkaktuar këtij të fundit plagosje të lehtë. Shtetasi Gj.P ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve
Varoufakis: Nacionalizmi arsyeja kryesore pse Greqia s’e ka ...
Kombinimi i superushqimeve të shëndetshme për zemrën që duhe...
Siguria e barnave në Kosovë mbetet një çështje komplekse
Tërheqja e 5 mijë trupave amerikanë nga Gjermania, Merz: Ësh...
Rama ndan fotoalbumin e javës: Nga memorandumi për hub-in en...
Marco Rubio do të takohet me Papa Leoni XIV më 7 maj