Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se bileta ditore e trafikut urban, ka sjellë rezultate.
Rama shkruan se me këtë vendim, 10 mijë udhëtarë më shumë, po përdorin autobusët e ‘’Trafiku Urban’’.
Ai ka shtuar po ashtu se shumë shpejt flotës së Trafikut Urban do t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj, gjashtë prej të cilëve do të jenë elektrik.
Postimi i plotë:
Superlajm!
10.000 udhëtarë më shumë po përdorin autobusët e “Trafiku Urban”, si rezultat i vendimit të marrë në muajin janar të këtij viti për përdorimin e biletës ditore.
Shumë shpejt flotës së Trafikut Urban do t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj, 6 prej të cilëve do të jenë elektrik. Kjo do të përmirësojë tutje shërbimet e ofruara për qytetarët./Arbresh.info/
E pazakontë: Hajnat vjedhin eshtrat e gruas që vdiq 17 vjet ...
Nis seanca për çmimin dhe faturimin e rrymës, Haxhiu kritiko...
Shala i PDK-së: Sektori i energjisë në Kosovë në gjendje të ...
KE i FSHF-së miraton investimin për “Air Albania”...
Haradinaj: Kurti vendosi të shkojë në zgjedhje kur e bëri Qe...
Skandali me njehsorë elektrikë, ZRRE-ja: Çdo konsumator i pr...