Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se prej sot, të gjithë autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë janë pajisur me sistem GPS.
Ky sistem i ri do të mundësojë monitorimin në kohë reale të linjave dhe vonesave, duke garantuar një menaxhim më efikas dhe një shërbim më cilësor për qytetarët, shkruan Arbresh.info.
“Prej sot, ftojmë qytetarët të lajmerojnë çdo vonesë apo shkelje në shërbim, pasi kemi mjetet e duhura për verifikimin dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme”, tha Rama.
Tutje, Rama tha se në ditët në vijim, edhe linjat private të transportit do të integrohen në softuerin e Trafikut Urban.
“Nga ky ndryshim është krijuar një pasqyrë më të qartë dhe më të lehtë për qytetarët tanë duke e bërë monitorimin në kohë reale, menaxhim më efikas dhe shërbim më cilësor për qytetarët tanë”./Arbresh.info
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...
‘Si kolona zanore e një filmi’, Associated Press rendit Shqi...
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...