Trafiku Urban i Komunës së Prishtinës ka apeluar tek prindërit, që sonte për festën “Halloween” të tregohen të kujdesshëm dhe të mos lejojnë që fëmijët e tyre të dëmtojnë autobusët duke hedhur vezë apo gjësende të tjera.
Teksa apelojnë për kujdes thonë se në të kundërtën ndërmarrja do të përdorë kamerat e vendosura në autobusë dhe në bashkëpunim me institucionet e rendit do të sigurohet që ata që e dëmtojnë pronën të ndëshkohen.
Njoftimi i plotë:
Apel për prindërit dhe fëmijët
Të nderuar prindër dhe fëmijë,
Ne jemi të lumtur që kemi mundësinë t’ju shërbejmë në përditshmëri, në ditë pune e mësimi, fundjave apo ditë feste.
Sot, me rastin e Halloween, ju lutemi të kujdeseni që fëmijët tuaj të mos godasin me vezë apo gjësende të tjera autobusët, pasi kjo mund të rrezikojë udhëtarët dhe sigurinë në rrugë në përgjithësi.
“Trafiku Urban” është në shërbim të të gjithëve, andaj ju lusim të mos dëmtoni pronën e përbashkët. Në të kundërtën ndërmarrja do të përdorë kamerat e vendosura në autobusë dhe në bashkëpunim me institucionet e rendit do të sigurohet që ata që e dëmtojnë pronën të ndëshkohen.
Për ne siguria e të gjithë udhëtarëve është prioritet.
Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!/Arbresh.info/
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...