Pritjet në kolonat që po krijohen në rrugët hyrëse në kryeqytet që çojnë në qendër të Prishtinës, vozitësve po u duken të mërzitshme.
Madje në rastet e ngutisë për arsye shëndetësore, ata thonë se ngarkesa në komunikacion, po u shkakton problem.
RTK ka pyetur përmes e-mailit Ministrinë e Infrastrukturës, sa i përket pjesës që ata kanë nën menaxhim, se cila është zgjidhja për një komunikacion të shkarkuar, por që deri më tani nuk ka marrë përgjigje.
Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, tregon se cila është zgjidhja sipas tij.
“Tri – katër hyrjet e Prishtinës duhet me krijua terminale të parkingut dhe të nisjes e mbarimit të stacionit të autobusëve të trafikut urban”, ka thënë Dedaj.
Sa i përket gjendjes në trafik, brenda qendrës në kryeqytet këtë përgjigje pati kryetari Rama, kur u pyet nga RTK, ditën e premte. “Kjo është një luftë e paqes”, tha Rama.
Nga opozita, akuzojnë qeverisjen komunale në kryeqytet, për siç thonë tollovinë në komunikacion në kryeqytet.
Nga komuna kanë njoftuar se nga 19 deri më 27 prill, në rrugën “Agim Ramadani”, do të zhvillohen punime rehabilituese, pas dëmtimeve të shkaktuara nga automjetet me peshë të rëndë.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...